Plan B për ‘tiki-taka’

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ka komentuar deklaratat e bëra nga mbrojtësi Gerard Pique i cili më herët gjatë kësaj jave kishte thënë se futbollistët e gjigantit katalan ishin bërë skllav të lojës ‘tiki-taka’, nën drejtimin e ish trajnerëve, Pep Guardiola dhe Tito Vilanova. “Nuk ka thënë asgjë keq, e kuptoj të gjorin. Gerard është…

Sport

13/09/2013 19:10

Trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino ka komentuar deklaratat e bëra nga mbrojtësi Gerard Pique i cili më herët gjatë kësaj jave kishte thënë se futbollistët e gjigantit katalan ishin bërë skllav të lojës ‘tiki-taka’, nën drejtimin e ish trajnerëve, Pep Guardiola dhe Tito Vilanova.

“Nuk ka thënë asgjë keq, e kuptoj të gjorin. Gerard është i lumtur që luajmë në këtë mënyrë, por duket pasur parasysh se rivalët e kanë kuptuar atë modul të lojës, atëherë duhet të gjejmë alternativa. Megjithatë, loja jonë gjithmonë do të bazohet në posedimin e topit”, deklaroi Martino në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Sevillas të shtunën.

“Ajo që jemi duke u munduar të bëjmë është të gjejmë më tepër variante në mënyrë që loja jonë të mos jetë e parashikueshme”, u shpreh ai.