Plaku kosovar, adhurues i Sony Playstation, bëhet hit edhe në Zvicër (Foto/Video))

U bë i famshëm nga një storie e realizuar nga Klan Kosova.

Fun

26/05/2017 21:01

Ahmet Dedinca, 83 vjeçar është i moshuari të cilit nuk i pengojnë vitet që ta realizojë dëshirën e tij për lojë në Play Station.

Ky rast i jashtëzakonshmë, tashmë ka bërë bujë edhe në mediat e Evropës.

Është gazeta zvicerane Blick am Abend e cila i ka kushtuar një raport adhuruesit të video-lojërave.

“Ahmet Dedinca është 83 vjeç, dhe ai është ndryshe nga shokët e tij bashkmoshatarë. Përderisa tjerët punojnë në kopsht ose rrinë gjithë ditën në dyqane apo kafene, Dedinca luan pothuajse gjithë ditën me Play Station”, ka shkruar mediumi në fjalë, transmeton lajmi.net

Raporti tregon historinë se si Dedinca ka nisur të luajë me këso loëjra, duke filluar nga Super Mario para 25 vitesh, e deri tash kur luan futboll me skuadrën e tij të preferuar Barcelonën.

“Luan nga më shumë se pesë orë në ditë, edhe pse ka  dhimbje qafe ai nuk dëshiron të ndalet së luajturi”, shkruan Blick am Abend.

Për gjithë ata që nuk e kanë parë, kjo është storia e plotë. /Lajmi.net/

YouTube player