Plakolli bërtet “Udbasha” dhe thyen pjata pas premierës në Teatër (Video)

Regjisori Sokol Plakolli ka protestuar ashpër pas premierës së dhënë mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Kosovës

Lajme

29/12/2016 07:59

Në koktejin pas premierës së shfaqjes “Pasardhësi”, me regji të Slobodan Unkovski, është ngjitur mbi tavolinat me ushqim, duke thyer pjata e duke bërtitur “Udbasha”.

Ai ka shkruar në profilin e tij në facebook se “këta po shkelin mbi gjakun e dëshmorëve dhe mbi gjakun e bijave tona më të mira”.

“Jo UDB ashave dhe thundrës sllave në TKK. Sofrat tona kurrë s’do jenë të shtruara as mikpritëse për thundrën dhe gurmazin e sllavëve që me shekuj hartojnë plane për copëtimin dhe shfarosjen e Kombit tonë”, ka shkruar ai.