Plaka italiane që ka 116 vjet dhe ka jetuar në tre shekuj, tregon sekretin e jetëgjatësisë

Personi më i vjetër në botë dhe i vetmi njeri që ka prekur në tre shekuj gjatë jetës është një grua nga Italia e cila i ka fort për qejfi vezët e papërgatitura dhe rakinë po ashtu, shkruan The Independent.

Fun

15/05/2016 00:01

Ajo të gjitha meritat jetëgjatësisë së saj ia lë ushqimit të përditshëm të saj – vezëve, por edhe faktit se shkon shumë herët për të fjetur dhe të qenit e vetme në jetë.

Emma Morano mori të premten lajmin se Susannah Mushatt Jones, një grua nga New York-u që ishte disa muaj më e vjetër se Emma, tashmë ka vdekur, fakt ky që e bënë Moranon të jetë personi më i vjetër në botë me plotë 116 vjet.

Kur ajo dëgjoi për titullin e saj të ri u shtang: “O perëndi, jam e vjetër sa bjeshka”.

Shekullorja italiane kishte lindur në Piedmont, regjion afër Italisë Veriore me 29 nëntor në vitin 1899.

Ajo tani jeton e vetme në një qytet të vogël afër kufirit zviceran pranë një liqeni. Doktorët i bëjnë telefonata për kontroll vazhdimisht por shëndeti i 116 vjeçares vazhdon të jetë shumë i mirë.

Kur ajo ishte adoleshente një doktor i kishte thënë që të ushqehej vazhdimisht me vezë të pa gatuara që të luftonte pagjakësinë, dhe ajo kështu ka bërë qysh nga atëherë duke mos i ndërprerë kurrë.

Ajo po ashtu ha edhe mish të grirë dhe pasta çdo ditë.

Edhe martesa e palumtur më ka ndihmuar të jetojë më gjatë i ka thënë Emma gazetës New York Times në një intervistë të mëhershme.

Gruaja nga Italia ishte ndarë nga burri në vitin 1938 dhe kurrë nuk u martua përsëri.

“Nuk doja të jem e dominuar nga askush”, thotë ajo, megjithatë pranon se kishte shumë dashnorë që ia kërkonin martesën.

Emma gjatë jetës kishte punuar në fabrikë e më pas edhe si kuzhiniere dhe nuk ishte pensionuar deri në moshën 75 vjeçare, 41 vjet më parë.

Shumë gazetarë kishin udhëtuar për në shtëpinë e Emmas në Verbania të premten për të folur me personin e vetëm në botë që ka lindur në shekullin 19 dhe vazhdon të jetojë, por, ata të gjithë duhej të prisnin, sepse, siç raporton Associated Press, ajo ishte duke bërë një sy gjumë për qejfi.

Sipas mjekut të 116 vjeçares, Carlo Bava, jetëgjatësia e Emma Moranos është një fenomen.