Plagosje në Lebushë të Deçanit, arrestohet i dyshuari

Një person është plagosur sot në mëngjes me arme zjarri ne fshatin Lebushë të Deçanit.

Lajme

20/04/2018 11:06

Plagosjen për KALLXo.com e ka konfirmuar zyrtari për informim në Policinë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se policia menjëherë ka dalë ne vend te ngjarjes dhe ka arrestuar një person te dyshuar.

“Rreth orës 8:28 policia ka pranuar informatën se ka ndodhur një incident ne fshatin Lebushë të Deçanit. Policia menjëherë i është përgjigjur vendit te ngjarjes, me ç’rast ka arrestuar një person te dyshuar dhe të njëjtit i është konfiskuar një armë e zjarrit”, tha Rugova për KALLXo.com.

Sipas tij, nga ky incident një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa i plagosi nuk ndodhet në rrezik për jetë.

“Viktima është dërguar fillimisht nga qytetaret ne QKMF ne Deçan, ndërsa më pas është transportuar ne Emergjencën e Spitalit Rajonal te Pejës. Gjendja e tij momentalisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Rugova.