Plagosje në Klinë

Një qytetarë është plagosur në rrugën "Skender Rexhepi" në Klinë.

Lajme

19/04/2015 12:28

Policia e Kosovës njoftoi se rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të panjohura, por se është arrestuar personi që dyshohet se e ka kryer këtë vepër.

Viktima, e cila mori plagë nga një armë zjarri, në fillim është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, por për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

Policia tregon se në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar një revole të tipit “Zazamin”, një karikator dhe një gëzhojë.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar. Njësiti përkatës policor është duke e hetuar rastin.