Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytetin shqiptar.

Lajme

25/10/2018 22:06

Policia bën me dije se më datë 25.10.2018, rreth orës 20:07, në Valias të Kamzës është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të pa qarta  shtetasi E. B., 50-vjeçar.

Shtetasi i dëmtuar aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Po bëhet krehja e zonës, territorit përreth, si dhe janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe hyrje- daljet e kryeqytetit”, njoftoi Policia. /Mapo.al/