Plagosje me armë zjarri në Suharekë

Dje pas mesnate në fshatin Shirokë të Suharekës është raportuar për një plagosje me armë zjarri.

Lajme

15/07/2018 12:39

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy të dyshuar meshkuj, janë fjalosur me viktimën po ashtu të gjinisë mashkullore, dhe me ç’rast njëri nga të dyshuarit i ka drejtuar dhe ka shkrepur armën në drejtim të viktimës.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/