Plagosje me armë zjarri në Malishevë

Në fshatin Vermicë të Malishevës është raportuar se një dyshuar në rrethana të panjohura ishte plagosur me armë zjarri.

Lajme

15/10/2018 10:45

Viktima ndihmën e parë mjekësore e ka marrë në QMF-Malishevë, e më pas edhe në QKUK, njofton raporti policor.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë me një gëzhojë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/