Plagosja e Vllasit lajm kryesor në mediat e rajonit (Foto)

Plagosja e avokatit Azem Vllasi që ndodhi sot në mëngjes, është bërë lajm kryesor në mediat e rajonit. Avokati Azem Vllasi është plagosur sot rreth orës 08 të mëngjesit në zyrën e tij në Prishtinë. Ai u plagos në shpatull, mirëpo tani është jashtë rrezikut për jetë

Lajme

13/03/2017 11:32

Avokati nga Kosova dhe politikani, Azem Vllasi, është plagosur në shpatull nga një person ende i paidentifikuar. Plagosja ka ndodhur në zyrën e tij në Prishtinë, shkruan Gazeta Express.

Për këtë rast mediat e rajonit nga Serbia, Kroacia dhe Maqedonia si: B92.rs Vijesti.rs Mia.mk, Jutarnji.hr, Tanjug.rs, Avaz.ba, raportojnë për gjendjen e tij shëndetësore pas plagosjes.

Gruaja e tij, Nadira Avdic Vllasi, ka thënë për agjencisë Beta se një person e ka plagosur Azem Vllasin në shpatull i cili më pas është dërguar në QKUK për trajtim. Ajo gjithashtu ka treguar se Vllasi do t’i nënshtrohet operacionit.

“Azem Vllasi është rimëkëmbur dhe tani është duke u përgatitur për kirurgji”, ka thënë Nadira Vllasi.

Edhe mediat shqiptare, si “Gazeta Tema”, raporton për plagosjen e Vllasit, “… ish-lideri komunist i Kosovës në vitet e ’80…’