Plagosja e 15-vjeçarit në Prishtinë, hakmarrje për incidentin në Festivalin e Birrës

Para pak minutash në Prishtinë, në rrugën “Nazim Gafurri”, është plagosur një 15-vjeçar

Lajme

26/10/2016 14:32

Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë, ka bërë të ditur zëdhënësja e QKUK-së, për lajmi.net

Një dëshmitar i rastit ka thënë se personat që janë përfshirë në këtë rast, janë të njëjtit nga incidenti që pati ndodhur në festivalin e birrës në Prishtinë.

Dëshmitari rrëfen se personi i plagosur sot, është i njëjti që ka shti me armë në festivalin e birrës.

“Këta djem janë të njëjtit që janë kap në festivalin e birrës. Ky (autori) ka dasht me marr hak që e kanë plagos atëherë”, ka thënë ky dëshmitar për lajmi.net, i cili deshi të mbetej anonim.

Ai bëri të ditur se 15-vjeçari është plagosur në këmbën e majtë.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka deklaruar se është shumë herët për të folur pasi ende janë duke u bërë ekzaminimet. /lajmi.net