Plagoset rëndë lideri i ISIS-it

Udhëheqësi i grupit ekstremist të Shtetit Islamik (ISIS), Abu Bakr al-Baghdadi, është plagosur rëndë në një sulm ajror në perëndim të Irakut, raporton gazeta Guradian, duke u thirrur në burime të veta.

Bota

21/04/2015 14:42

Sipas gazetës, al-Baghdadi është plagosur nga një sulm i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në muajin mars.

Plagosja e tij ka çuar në mbledhje urgjente të liderëve të Shtetit Islamik, të cilët fillimisht kanë menduar se ai do të vdesë dhe kanë bërë plane për emërimin e liderit të ri.

Ka pasur edhe dy raporte të mëparshme, në nëntor dhe dhjetor, për plagosjen e al-Baghdadit, por asnjëri nuk ka qenë i saktë.