Plagoset një person me armë zjarri në Tiranë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në Tiranë.

Lajme

20/03/2017 21:27

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kombinatit. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të shtetasit me inicialet E.D, duke e qëlluar atë në krah.

Personi i plagosur është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme në SQU, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve të saj.