Plagoset një nga figurat më të rëndësishme të ISIS

Departamenti Amerikan i Shtetit ka caktuar 5 milionë dollarë mbi kokën e Abu Mohammed al-Adnani.

Bota

08/01/2016 08:44

Ky i fundit i cili është njëri nga figurat më të njohura të Shtetit Islamik, merret vesh se është plagosur të mërkurën nga bombardimet në provincën Anbar.

Siç transmeton CNN duke cituar burime ushtarake në Bagdad, al-Adnani, është krahu i djathtë i udhëheqësit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi.

Edhe pse Abu Bakr al-Baghdadi është lider i ISIS, al-Adnani është figura më e njohur e tyre, pasi në shumë prej mesazheve të lëshuara nga organizata është ai që shfaqet.