Plagoset një 29 vjeçar në Kodrën e Diellit, arresohet një femër si e dyshuar

Një person është plagosur me armë zjarri në Kodrën e diellit në Prishtinë në orën 15:05, njofton policia.

Lajme

30/08/2018 15:57

I plagosur ka mbetur A.Gj, mashkull 29 vjeçar, ndërsa lidhur më këtë rastë është arrestuar e dyshuara A.D. femër , 30 vjeçare.

“A.Gj. mashkull, 29 vjeç, shtetas Kosovar, ka marrë plagë nga arma e zjarrit dhe i njëjti është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor. Ndërkohë që puna e hetuesve policor ka vazhduar dhe deri tani ka rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar prej të cilëve një është arrestuar”.

“A.D. femër , 30 vjeç, shtetase Kosovare, e cila dyshohet se mund të jetë e përfshirë në rast, është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia bashkërish me prokurorinë përkatëse po ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore, në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin./Lajmi.net/