Plagoset me armë zjarri një grua në Elbasan

Një grua 44-vjecare është plagosur me armë mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.

Lajme

19/02/2018 09:11

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dyli Haxhire” dhe se gruaja është plagosur me armë gjahu rreth orës 06:40.

E plagosura është dërguar në spital për ndihmën mjekësore. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.