Plagoset me armë zjarri një 18 vjeçar në Mitrovicë

F.K. 18 vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmë pas mesnate afër stacionit të autobusëve në Mitrovicë, ndërsa pas trajtimit në QKUK gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Lajme

08/09/2014 13:49

Mësohet se sulmuesi është B.K. 24 vjeçar, ndërsa incidenti ndërlidhet me një zënkë mes këtyre personave që ka ndodhur një natë më herët.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka konfirmuar rastin për KosovaPress, duke thënë se sulmuesi me urdhër të prokurorit ndodhet në mbajtje policore për 48 orë dhe atij i është konfiskuar arma.

Ai nuk ka dhënë detaje shtesë, ndërsa ka shtuar se rasti që është cilësuar si tentim vrasje, vazhdon të hetohet.