Plagosen dy fëmijë nga shpërthimi pas ndezjes së një zjarri në mbeturina

Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi të ndodhur mbrëmjen e shkuar në afërsi të Institutit Bujqësor në Kamzë, në Shqipëri.

Lajme

22/03/2016 14:17

Policia e kryeqytetit bëri me dije se në afërsi të bregut të lumit, disa fëmijë kanë ndezur një zjarr duke përdorur mbeturinat dhe për pasojë ka pasur një shpërthim.

Nga ngjarja mbetën të plagosur 17 vjeçari me iniciale A.T, dhe 12 vjeçari me iniciale A.K.

“Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet policore si dhe grupi hetimor ku nga këqyrja rezulton se dy personat e plagosur kanë ndezur disa mbeturina të hedhura në bregun e lumit ku për pasojë ka ndodhur një shpërthim për shkaqe ende të paqarta. Si pasojë e shpërthimit janë plagosur lehtë shtetasit A. T. dhe A. K. të cilët morën mjekimin në Spitalin Ushtarak”, sqaron policia.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.