Plaçkitje e armatosur në një barnatore në Prishtinë

Dy persona të armatosur kanë plaçkitur sot një shumë parash në një barnatore në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Lajme

30/01/2017 22:28

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Florie Ahmeti.

“Po sot rreth orës 19:00 dy persona të maskuar nën kërcënim të armës kanë grabitur një shumë parash në një barnatore nga punëtorët e saj”, ka thënë ajo, duke shtuar se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

Ahmeti nuk ka konfirmuar shumën e parave të grabitura, për shkak se rasti është në fazën fillestare.