Plaçkitet një barnatore në Prishtinë

Mbrëmë në Prishtinë është plaçkitur një barnatore. Viktima mashkull ka raportuar në polici se dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur arkën me 150 euro.

Lajme

27/05/2018 11:14

Të njejtit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po merret me rastin.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 26.05.2018 – 02:10. Viktima mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës, nga barnatorja e tij kishin grabitur arkën me 150 € dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.