Plaçkitet kisha katolike në fshatin Letnicë të Vitisë

Gjatë ditës së djeshme në Fshatin Letnicë të Vitisë është raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë.

Lajme

05/02/2018 10:13

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda kishës katolike dhe nga arka kanë vjedhur një shumë parash.

Identiteti i personave të dyshuar ende nuk është mësuar, ndërkaq që njësia përkatëse e Policisë së Kosovës është duke hetuar rastin./Lajmi.net/