Plaçkitësit hodhën gozhda për të plaçkitur automjetin e blinduar me para

Autostrada kryesore italiane të enjten për disa orë mbeti e mbyllur për trafik në afërsi të Milanos, pas një tentimi të pasuksesshëm të plaçkitjes së armatosur.

Bota

27/11/2014 22:26

Trafiku në autostradën A1, që lidh Milanon me Napolin, u mbyll te vendi Lodi, rreth 30 kilometra në juglindje të Milanos, pasi plaçkitësit e armatosur e kishin bllokuar atë në të dy drejtimet.

Si raportojnë mediet italiane, plaçkitësit dogjën  disa automjete dhe hodhën në asfalt gozhda për të bllokuar qarkullimin. Banda iku nga vendi i ngjarjes pasi automjeti i blinduar që transportonte para ia doli të ikë.

Shërbimet kompetente iu nevojitën afro 5 orë për të pastruar rrugën dhe lejuar trafikun.

“Policia është në kërkim të tetë, ndoshta edhe nëntë personave”, tha prokurori shtetëror i Lodi-t, Vincenzo Russo për agjencinë italiane të lajmeve ANSA, duke shtuar se gjatë tentim-plaçkitjes pati edhe të shtëna nga armët e zjarrit, por nuk pati të plagosur.

Në muajin prill të këtij viti qe organizuar një plaçkitje e ngjashme në autostradë afër Milanos, kur, sipas medieve, ata patën plaçkitur 10 milionë euro.