Pjesëtari rus i ISIS-it u dënua me vdekje në Bagdad

Një luftëtar rus i grupit ekstremist, "Shteti Islamik" (ISIS), i cili është zënë dje në Mosul, është dënuar me vdekje me varje, kanë njoftuar autoritetet e Irakut.

Bota

13/09/2017 09:10

Personi i paemëruar kishte luftuar kundër forcave qeveritare irakiane prej vitit 2015 dhe ishte militanti i parë i lindur në Rusi, që u dënua me vdekje në Bagdad, kanë thënë zyrtarët.

Agjencia AFP ka raportuar se personi ishte 28 vjeçar dhe se gjatë hetimeve ai ishte njoftuar me fenë islame në Moskë, nga disa punëtorë ndërtimorë nga Uzbekistani.

Pas arritjes në Irak, ai e kishte marrë emrin, Abu Yasmina al-Russi, dhe ka njoftuar se ishte plagosur gjatë luftimeve para se të zihej në Mosul.

Forcat irakiane i kanë zënë qindra militantë të Shtetit Islamik gjatë operacionit të çlirimit të Mosulit.

Agjencia Reuters ka raportuar se autoritetet, po ashtu, po i mbajnë 1,400 bashkëshorte dhe fëmijë të militantëve të dyshuar, përfshirë edhe disa nga Rusia, Taxhikistani dhe Azerbajxhani.