Pjesëtarët e FSK-së diplomojnë në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore në Cranwell

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës Rilind Idrizi dhe Feti Pronaj diplomuan në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore në Cranwell.

Lajme

20/07/2017 16:29

Ata janë oficerët e parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që diplomuan në Kolegjin Mbretëror të Forcave Ajrore.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada e Britanisë në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Nëntoger Rilind Idrizi gjithashtu fitoi çmimin si studenti më i mirë ndërkombëtar me performancë të jashtëzakonshme në fushën e studimeve ushtarake, akademike dhe praktike.

ksfsk1 ksfsk2