Pjesëtarë të FSK-së u japin ndihmën e parë të aksidentuarve në komunikacion

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës përgjatë rrugës Prishtinë- Ranillug, afër Ranillugut ju kanë ofruar ndihmën e parë dy personave të cilët janë aksidentuar në komunikacion.

Lajme

27/06/2018 11:42

“Një ekip i  Forcës së Sigurisë së Kosovës, përkatësisht të Njësisë Ndërlidhëse për Reagim në Kriza përgjatë rrugës Prishtinë – Ranillug, afër Ranillugut, dje ofruan ndihmën e parë  në vendin e aksidentit dy personave civil të lënduar si pasojë e aksidentit rrugor, si dhe janë përkujdesur për të njëjtit derisa autoambulanca dhe personalie mjekësor i ka evakuuar për në spital” thuhet në njoftimin e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Në njoftim thuhet se pjesëtarët e FSK-së janë të trajnuar për ofrimin e ndihmës së parë, edhe ndihmës së parë në vendngjarje, dhe shpesh kanë intervenuar dhe kanë shpëtuar jetë njerëzish në raste aksidentesh.