Pjesëmarrja e publikut në politikëbërje mundëson adresimin e shqetësimeve dhe pikëpamjeve të qytetarëve

Në përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin e standardeve rajonale në fushën e pjesëmarrjes publike në proceset e krijimit të politikave në Ballkanin Perëndimor, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) së bashku me Shkollën Rajonale të Administratës Publike (ReSPA) dhe Qendrën për Hulumtim të Administratës Publike (KDZ) të Austrisë organizoi një konferencë rajonale të titulluar “Zhbllokimi i përfitimeve të pjesëmarrjes publike në Ballkanin Perëndimor”, që u hap sot në Vjenë.

Lajme

11/06/2018 19:25

Në hapje të ngjarjes, zëvendës sekretari i përgjithshëm i RCC, Gazmend Turdiu, tha se pjesëmarrja e publikut në procesin e politikëbërjes ishte vendimtare pasi kishte pasoja konkrete praktike jo vetëm në rrugën evropiane të rajonit, por në jetën e përditshme të qytetarëve të zakonshëm.

“Një potencial i madh i pjesëmarrjes publike është këtu, rreth nesh dhe duhet të zhbllokohet, duke treguar përfitimet. Është goxha sfidë të motivohen qytetarët që të marrin pjesë në proceset e politikëbërjes me qëllim që të përfshihen shqetësimet dhe pikëpamjet e qytetarëve. Vetëm në këtë mënyrë, ne bëjmë politika gjithpërfshirëse, duke krijuar shoqëri më të mira për veten dhe fëmijët tanë. Prandaj, duhet të jemi këmbëngulës dhe të vazhdojmë të përpiqemi.”

Qëllimi i ngjarjes është gjithashtu të theksojë rëndësinë e rekomandimit të Ballkanit Perëndimor në arritjen e një rregullimi më të mirë, të miratuar kohëve e fundit. Sipas anketës së opinionit dhe biznesit publik të RCC, Balkan Barometer 2017, 45% e popullsisë së tërë rajonit as nuk diskutojnë në lidhje me vendimet e qeverisë, ndërsa 35% i diskutojnë ato vetëm me njerëz që i njohin privatisht dhe jashtë një mjedisi publik. Vetëm 8% e qytetarëve të Ballkanit kanë protestuar, 5% komentuan vendimet e qeverisë për rrjetet sociale dhe 3% morën pjesë në debate publike. Arsyet kryesore të përfshirjes aktive në vendimmarrjen e qeverisë, 47% e njerëzve mendojnë se një individ nuk mund të ndikojë në vendimet e marra nga qeveria, 24% kanë frikë nga ekspozimi publik dhe 23% nuk u intereson fare.

Zorana Gajiç, Menaxhere e Programit ReSPA, foli për rolin e nëpunësve publikë dhe institucioneve qeveritare në procesin e konsultimeve publike. Ajo tha se “kanalet për konsultime me publikun, përgjatë procesit të politikë-bërjes dhe proceseve legjislative, duhet të jenë të hapura dhe moderne, duke përfshirë platformat online që mund të mundësojnë komunikim të lehtë të administratës publike me shoqatat e biznesit, organizatat e shoqërisë civile, komunitetin akademik dhe publikun në përgjithësi. Qeveritë duhet të sigurojnë ekzistencën e këtyre kanaleve dhe të mundësojnë konsultimet me qytetarët dhe bizneset”.

Konferenca do të analizojë të gjitha aspektet e pjesëmarrjes publike, duke vënë në qendër të vëmendjes mjetet e komunikimit dhe qasjen e synuar për një fushatë publike efektive për të angazhuar qytetarët dhe bizneset në procesin e hartimit të politikave.

“Transparenca është bazë për pjesëmarrje dhe besim, ne kemi nevojë për qeveri të hapur që mundëson një kulturë të pjesëmarrjes.” Sistemet e transparencës së buxhetit mund të jenë hapi i parë “, tha Thomas Prorok, Zëvendës Drejtor Menaxhues dhe Shef i CAF në KDZ të Austrisë.

Një sërë materialesh shumë-gjuhëshe për informimin publik dhe për ngritjen e vetëdijes (fletëpalosja e rekomandimit, video dhe broshura) mbi pjesëmarrjen e publikut në politikëbërje në Ballkanin Perëndimor, përgatitur nga RCCbashkë me ReSPA, me qëllim të gjallërimit të publikut për t’u angazhuar në këto procese, do të prezantohen dhe shpërndahen në konferencë. Këto materiale janë në dispozicion të publikut dhe janë falas për t’u shpërndarë tutje.

Konferenca mblodhi krerët e njësive të ministrive të drejtësisë, ministritë përgjegjëse për administratën publike, ministritë / zyrat qeveritare përgjegjëse për integrimin evropian, si dhe përfaqësuesit e institucioneve të qendrës së qeverisë nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.