‘Pjesë e Dardanëve janë gjithë qytetarët e Kosovës, jo tifo grupet e caktuara”

Tifozët e Kombëtares së Kosovës, ‘Dardanët’, kanë reaguar rreth tërheqjes së ‘Skifterëve’ dhe ‘Intelektualëve’ nga grupi i tyre.

Sport

26/03/2017 17:23

Ata me anë të një postimi në Facebook, kanë deklaruar se grupi i ‘Dardanëve’ nuk përbëhet nga tifo grupet e qyteteve, por nga qytetar të Kosovës, nga të gjitha qytetet.

Komunikatë për media:

Më 15 shtator 2016 është formuar kryesia e tifo-grupit “Dardanët” nga përfaqsues të qyteteve si Prishtina , Mitrovica , Gjilani , Podujeva , Skënderaji , Peja , Ferizaji , Drenasi .

Andaj në të gjitha qytetet e Kosovës e gjithashtu në Evropë kemi përfqsues që marrim vendime për idetë e koreografit që së fundmi disa tifo-grupeve nga Kosova ju paskan penguar.

Rreth koreografise që në media bëri bujë kaq të madhe , ne e qartsuam idenë rreth saj kush dëshiron ta kuptoj mirë , e kush jo ka për qëllim vetëm përqarje mes popujve.

Kryesinë e tifo-grupit “Dardanët” e përbëjnë persona të caktuar në qytete , që janë tifozë , persona familjar , persona me ndikim , që i’a dojnë të mirën vendit , gjithashtu jo tifozë huligan .

Andaj dëshirojmë t’qartosjmë që tifogrupe brenda Dardanëve nuk ka. Në gjdo ndeshje ne përfaqsohemi si “Dardanët” e jo si Skifterë ose Intelektual që paskan treguar largimin nga tifo-grupi Dardanët . Ne do ti qëndrojmë gjdo herë mbrapa Kosovës , dhe do të përkahim gjithë jetën ,sepse sukseset do vijnë shpejt. Për fat të keq gjysma e ktij vendi vetëm në suksese ofron përkrahje .

Kosova është shtet i pavarur nga viti 2008 , ka institucionet e saj , ka kufijtë e saj , ka një himn , ka një flamur , që ne deshtëm apo jo duhet ti respektojmë.

Me respekt,

Kryesia e Dardanëve

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6