Pjesa e parë: Kosova dhe Omani ende pa gola

Pjesa e parë e miqësores ndërmjet Kosvës dhe Omanit ka përfunduar pa gola.

Sport

07/09/2014 18:16

Ndeshja në këtë pjesë ishte mjaft e qetë dhe me pak raste për shënim për të dyja skuadrat.

Vërehet shumë qartë se në lojën e kombëtares sonë duhet të përmirësohen shumë gjëra, pasi koordinimi i lojtarëve në fushë nuk është i një niveli të lavdërueshëm.

Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte kombëtarja jonë në minutën e 45’, atëherë kur goditja e Kristian Nushit u ndal nga portieri i Omanit.

Mysafirët tentuan disa herë me goditje mjaft të rrezikshme, mirëpo për fatin tonë shumica prej tyre përfunduan jashtë portës, duke mos harruar gjithashtu disa pritje fenomenale të bëra nga portieri i kombëtares sonë, Samir Ujkani.

Selektori i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki pritet që të bëj disa ndryshime në formacion për pjesën e dytë, pasi ai kërkon vetëm fitore nga ky takim.