Pjanic zbulon ‘sekretin’ e suksesit të Ronaldos

Miralem Pjanic ka folur rreth impaktit që po bënë Cristiano Ronaldo te Juventusi.

Sport

22/10/2018 12:59

Miralem Pjanic ka thënë se Cristiano Ronaldo e ka pasur një mentor të shkëlqyer te Manchester United, Paul Scholes.

Mesfushori boshnjak ka thënë se ai ka lexuar shumë gjëra, por që të gjithë kanë folur për legjendën e ‘Djajve të Kuq’ dhe portugezin

“Kam lexuar shumë gjëra kur (Ronaldo) ka qenë në United, dhe çfarë ka thënë ai për Scholes. Të gjithë flisnin për Scholes”, ka thënë Pjanic për ‘The Guardian’, përcjell “lajmi.net”.

“Ai i bëri gjërat me thjeshtësi, ai ishte special. Mendoj se Ronaldo ka mësuar shumë gjëra nga ai”.

“Gjërat më të thjeshta nganjëherë janë më të vështirat. Jo çdo kush mund t’i bëjë ato”, ka përfunduar boshnjaku. /Lajmi.net/