Pjanic – PSG, vjen vendimi i fundit nga Juventus

Juventus duket i qartë në qëndrimin në lidhje me statusin e mesfushorit Miralem Pjanic.

Sport

24/03/2018 13:48

Juventus nuk do ta konsiderojë shitjen e Miralem Pjanicit pas përfundimit të këtij sezoni.

Romeo Agresti nga “Goal Italia”, gazetar i afërt me klubin nga Torino ka bërë të ditur se “Bianconerët” do t’i refuzojnë të gjitha ofertat në drejtim të mesfushorit, gjatë afatit kalimtar të verës.

Pjanic së fundmi ishte përmendur si objektiv i Paris Saint-Germain, përcjell “lajmi.net”.

Por, duket se ka edhe klube tjera që kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij.

Megjithatë, Juventus duket i qartë në qëndrimin në lidhje me statusin e ish yllit të Romës.

“Miralem Pjanic kërkohet nga shumë klube por Juventus nuk do ta konsiderojë shitjen e tij”, shkruan Agresti. /Lajmi.net/