Pjanic: Më vjen keq që ky ekip u eliminua nga Europa League

Miralem Pjanic besoi se Napoli mund ta fitonte Europa Leaguen.

Sport

24/02/2018 11:12

Miralem Pjanic ka thënë se i erdhi keq që Napoli u eliminua nga Europa League.

Mesfushori boshnjak besoi se ekipi italian mund ta fitonte trofeun.

“Më vjen keq për eliminimin e Napolit, kam besuar se mund ta fitojnë Europa Leaguen”, u shpreh Pjanic për mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

Napoli akuzohet se qëllimisht u eliminua nga Europa League nga Leipzig për ta kthyer vëmendjen te gara për titull të kampionit në Serie A, ku aktualisht ka një pikë më tepër se Juventus. /Lajmi.net/