Pjanic: Ky futbollist nuk ia vlen të paguhet 100 milionë euro (FOTO)

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic me një vlerësim interesant.

Sport

22/09/2017 09:58

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic ka thënë se sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti nuk e meriton të kushtojë 100 milionë euro në rast se largohet nga klubi italian pas përfundimit të këtij sezoni.

Belotti gjatë verës kishte zgjuar interesim nga klube të ndryshme përfshirë Chelsean.

Por, Pjanic – para duelit Torino – Juventus të shtunën – ka thënë se Belotti nuk e meriton një çmim të tillë, përcjell “lajmi.net”.

“Është duke zhvilluar një kampionat të mirë por 100 milionë euro janë shumë”, deklaroi Pjanic për mediat italiane.

“Mbi të gjitha, mendoj se Cristiano Ronaldo dhe Messi janë ata që shënojnë nga 2-3 gola për ndeshje dhe ata vlejnë në atë nivel”, theksoi ai. /Lajmi.net/