Pjanic: Kjo është ndeshja ku mund të bëhemi lider në Serie A

Miralem Pjanic beson se Juventus mund të bëhet lider pas duelit direkt në fundjavën e 22 prillit.

Sport

22/02/2018 07:07

Miralem Pjanic beson se Juventus mund të ngjitet në pozitën e parë në Serie A.

Skuadra kampione në fuqi ka një pikë më pak se Napoli në garë për “Scudetto”.

Por, ai beson se Juventus mund të bëhet lider pas duelit direkt në fundjavën e 22 prillit.

“Nëse shikojmë renditjen jemi pak prapa. Por, duhet të vazhdojmë të shkojmë ndeshje pas ndeshje duke e ditur se dueli direkt do të jetë në fushën tonë”, deklaroi Pjanic, përcjell “lajmi.net”.

“Nëse duam t’i tejkalojmë duhet të përgjigjemi në këtë ndeshje”, u shpreh ai. /Lajmi.net/