Pjanic: Kjo është e vërteta për të ardhmen time

Mesfushori Miralem Pjanic ka thënë të premten se është i lumtur te Juventusi, dhe se aspak nuk janë të vërteta spekulimet rreth një largimi të mundshëm të tij.

Sport

27/07/2018 16:49

Ylli boshnjak pas transferimit të Cristiano Ronaldos te Juventusi, ka qenë pjesë e shumë zërave për një largim nga Torino, me Barcelonën dhe Manchester Cityn si destinacione të mundshme.

Por, këto lajme i ka quajtur të pavërteta Pjanic.

“Jam duke dëgjuar shumë gjëra që nuk janë të vërteta”, ka deklaruar Pjanic.

“Unë jam mirë këtu, jam duke u përgatitur për sezonin e ri, dhe kjo është shumë e rëndësishme”./Lajmi.net/