Pjanic: Kam refuzuar këtë skuadër – Lajmi.net
Pjanic: Kam refuzuar këtë skuadër
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 22:25, 12 February 2018
Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic zbulon se ai hodhi poshtë mundësinë për t’u bashkuar në vitin 2012 me kundërshtarët e së nesërmes (e martë) në Ligën e Kampionëve, Tottenham.

Bardhezinjtë e mirëpresin skuadrën angleze në Torino për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve për fazën e 1/16-tës.

Por, Pjanic mund të kishte qenë lehtësisht në anën tjetër, nëse ai do të vendoste për një vendim tjetër katër vjet më parë.

Reprezentuesi boshnjak po luante për Romën në atë kohë dhe Spursat donin që ai të zëvendësonte Luka Modricin pas transferimit të tij në Real Madrid.

“Kishte mundësi të kaloja. Në atë moment unë u thashë atyre se unë isha i lumtur ku isha dhe prandaj nuk e nënshkruam marrëveshjen”, konfirmoi fillimisht Pjanic duke folur për Daily Telegraph.

“Kam bërë zgjedhjen time duke përdorur kokën time dhe nëse e bëra atë zgjedhje që të mos shkoj në një ekip anglez, kjo ishte për arsye të mira”.

Pjanic ka folur edhe për ndeshjen ndaj anglezëve, duke e cilësuar si skuadër të madhe, por thekson se qëllimi i Zonjës së Vjetër është të arrijë gjithë trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Ne jemi shumë konkurrues, shumë të uritur dhe ne patjetër duam ta fitojmë atë. Por, Tottenham është një ekip i madh”, përfundoi boshnjaku.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO