Pjanic ka një lajm të keq për Barcelonën

Miralem Pjanic beson se skuadra e tij mund ta mposht Barcelonën në Torino.

Sport

02/11/2017 10:18

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic beson se skuadra e tij mund ta mposht Barcelonën në ndeshjen e tyre të ardhshme në Ligën e Kampionëve.

“E kemi mposhtur Barcelonën së fundmi në shtëpi dhe mund ta bëjmë sërish”, tha Pjanic për “Gazzetta dello Sport”, përcjell “lajmi.net”.

“Kur të vjen momenti, do ta luajmë në nivelin tonë më të mirë në fakt duam t’i fitojmë gjashtë pikë nga dy ndeshjet e fundit”, u shpreh ai. /Lajmi.net/