Pjaca befason me fjalët për Kosovën

Mesfushori i Kroacisë, Marko Pjaca ka respekt për Përfaqësuesen e Kosovës.

Sport

28/09/2016 12:35

Përfaqësuesi i Kroacisë, Marko Pjaca, ka respekt për Përfaqësuesen e Kosovës, e cila debutoi në eliminatoret për Botërorin e Rusisë.

Futbollisti i ri i Juventusit kërkon nga bashkëlojtarët e tij të kenë kujdes nga skuadra e Albert Bunjakit, në duelin që do të zhvillohet më 6 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

“Kosova po bëhet gjithnjë e më e fortë. Kjo skuadër po përmirësohet lojë pas loje. Jemi në një grup të vështirë”, ka thënë mesfushori ofanziv.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.