Recetë: Pizza Primavera

Një recetë e këndshme dhe e lehtë që pa dyshim nuk do ta bëni vetëm një herë.

Lifestyle

29/12/2015 14:37

Përbërësit:

2 zukini të vegjël, të prerë në kubë
1 patëllxhan, i prerë në kube
1 domate e prerë hollë
spec i vogël i kuq ose i gjelbër, i copëtuar
gjysma e një qepe, e prerë
500 g brumë pice
miell
30 ml vaj ulliri
2 thelpinj hudre, të prerë imët
djath feta, i copëtuar
12 ullinj të zinj, pa fara dhe të prerë në gjysmë
erëza të freskëta sipas dëshirës, transmeton lajmi.net

Udhëzimet:

Ndize furrën në 220 gradë Celsius.

Lyej një enë për pjekje me vaj ulliri dhe fut zukinin, patëllxhanin dhe specin për 5 minuta në furrë.

Ndërkohë, ndaje brumin në dy pjesë dhe holloje në dy rrathë. Në një enë për pjekje hidh pak miell dhe transferoje brumin në të, transmeton lajmi.net.

Mbi brumë, spërkat pak vaj ulliri  dhe hudhrën e copëtuar.  Mbulo me domate të prera dhe pastaj shto perimet e pjekura. Në fund hidh djathin, ullinjte dhe erëza sipas dëshirës.

Pjekeni për 10 minuta ose deri sa anash ëshë fituar një ngjyrë kafe e hapur.

Ju bëftë mirë./lajmi.net