‘Pizza Party’ në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar

Shefat e hapësirës kanë bërë astronautin italian Paolo Nespoli të lumtur, duke i dërguar atij dhe ekuipazhit në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, disa pica.

Fun

03/12/2017 15:14

Nespoli 60 vjeçar, është astronauti më i vjetër evropian dhe është në udhëtimin e tij të tretë në hapësirë dhe në disa raste ka pohuar se i mungonte ushqimi më i famshëm italian, i eksportuar në të gjithë botën.

Një anije furnizimesh që arriti në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në mes të nëntorit, i çoi astronautëve të gjithë përbërësit e nevojshëm; salcë, djathë, speca, domate etj.

Tani NASA ka publikuar një video që tregon ekuipazhin në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, që shijon picat e famshme.

Në video shihen astronautët që shfrytëzojnë mungesën e gravitetit për të shtyrë picën me gishta, për ta kaluar atë para kamerës.

NASA thotë se në kohët e para të udhëtimeve hapësinore, astronautët kalonin ditë të vështira për sa i takon ushqimit. Ky i fundit u dërgohej në formë kubash, i tharë, apo i futur në tubeta si ato të pastës së dhëmbëve.

Tani, sipas agjencisë, ushqimi në hapësirë është thuajse thuajse si ai që astronautët do të shijonin në shtëpi.