Pizhame të leshta për gjumë më të mirë

Mund të tingëllojë si legjendë, mirëpo ajo çfarë veshim mund të definojë se sa mirë e bëjmë gjumin.

Lifestyle

11/10/2018 21:23

Sipas studiuesve, ndërrimi i pizhameve nga pambuku, poliesteri apo fanella me pizhame të leshta mund të na ndihmojë të flemë më shpejtë dhe më gjatë.

Paul Swan, nga Universiteti i Sidnei ka thënë se më parë ka qenë normë fjetja me pizhame të leshta, ndërsa shkenca tani po i ri-zbulon përfitimet e gjumit në këtë material.

“Nuk është rastësi ngase materiali i leshtë rregullon temperaturën e trupit shumë më mirë, dhe ju mbanë në atë që njihet si ‘zona e rehatshme termale’”.

Studimi sugjeron se personat që vishen me pizhame nga leshi, veçanërisht kur netët janë të ftohta, flenë më shpejtë dhe më gjatë, si dhe bëjnë gjumë më kualitativ.