Pizarro vendos rekord të jashtëzakonshëm në Bundesliga

Claudio Pizarro ka shënuar sot një gol në minutën e 96’ për t’i siguruar një pikë skuadrës së Ëerder nga udhëtimi në Berlin.

Sport

16/02/2019 23:30

Sulmuesi nga Peruja është bërë lojtari më i vjetër që shënon gol në Bundesliga, pas golit të shënuar ndaj Hertha Berlin, transmeton lajmi.net.

Ish anëtari i Bayern Munich ka mbushur 40 vjet më tre tetor të vitit 2018, dhe është lojtari më i vjetër që tund rrjetën në kampionatin gjerman.

Pizarro kështu thyen rekordin e Miroslav Votava, mbrojtësit çek, i cili ka mbajtur rekordin që nga viti 1996.

Edhe ai ishte lojtar i Ëerder Bremen, dhë asokohe shënonte golin kundër Stuttgart.

Pizarro është 15 ditë më i vjetër sesa ishte Votava, kur shënoi golin e tij para 22 viteve. Pizarro pjesën më të mirë të karrierës në Bundesliga e kaloi me Bayern Munich. /Lajmi.net/