Pistorius: E vrava të dashurën duke u munduar ta mbroja

Oscar Pistorius ka dhënë arsye të çuditshme për vrasjen e ish të dashurës së tij, Steenkamp Reeva, gjatë procesit të gjykimit. Atleti jug-afrikan po përballet me gjyqin dhe mund ta marrë një dënim të rëndë, pasi e vrau vitin e kaluar të dashurën e tij në shtëpi, duke u munduar fillimisht ta fshihte krimin. “I…

Sport

07/04/2014 15:28

Oscar Pistorius ka dhënë arsye të çuditshme për vrasjen e ish të dashurës së tij, Steenkamp Reeva, gjatë procesit të gjykimit.

Atleti jug-afrikan po përballet me gjyqin dhe mund ta marrë një dënim të rëndë, pasi e vrau vitin e kaluar të dashurën e tij në shtëpi, duke u munduar fillimisht ta fshihte krimin.

“I kërkoj falje familjes Reeva. Në atë periudhë isha duke u kuruar nga depresioni. Merrja ilaçe, të cilët më bënin të shihja ëndrra të tmerrshme”, ka shpjeguar të hënën Pistorius.

Ai tregoi se çdo mëngjes që zgjohet, njerëzit e parë për të cilët mendon janë prindërit e Reevas. “Vetëm doja ta mbroja Reevan, ajo ishte e sëmurë atë natë”, vazhdoi Pistorius, duke iu përgjigjur pyetjeve të gjykatës.

Vendimi përfundimtar për dënimin e tij pritet të merret këtë muaj. Ai njihet si njëri prej sportistëve më të veçantë të të gjitha kohërave, duke marrë pjesë në Olimpiadë, edhe pse i mungojnë të dyja këmbët.