Pishina e mrekullive

Pishina të bukura gjen gjithandej globit, por është një më karakteristike dhe më e mrekullueshme. Ajo quhet NEMO33 dhe gjendet në Bruksel të Belgjikës. Një ide fantastike e inxhinierëve është kurorëzuar me hapjen zyrtare të saj në vitin 2004 dhe ishte pishina e parë e këtij lloji, duke u mbushur me 2,5 milionë litra ujë…

Lifestyle

27/11/2013 16:00

Pishina të bukura gjen gjithandej globit, por është një më karakteristike dhe më e mrekullueshme. Ajo quhet NEMO33 dhe gjendet në Bruksel të Belgjikës. Një ide fantastike e inxhinierëve është kurorëzuar me hapjen zyrtare të saj në vitin 2004 dhe ishte pishina e parë e këtij lloji, duke u mbushur me 2,5 milionë litra ujë të pastër.

Ajo që e bën më të hatashme atë është se nuk është një pishinë normale, pasi është e ndërtuar nga disa dhoma të improvizuara, ku notarët mund të eksplorojnë sikur në shpella nënujore, ndërkohë që nga dritaret mund të shihen njerëzit duke pirë kafe në një restorant.

Po të futesh aty, të duket si të jesh në një shtëpi të fundosur. Sikur të mos mjaftonte kjo: NEMO33 e mban rekordin e pishinës më të thellë në botë të këtij lloji. Me 34,5 metra thellësi, ju nuk do të zhgënjeheni nëse ia bëni një vizitë asaj.