“PISA tregon se Ministria e Arsimit ka dështuar…!”

Deputetja nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu, që është edhe anëtare e komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar nëpërmjet profilit të saj në Facebook, për ranglistën e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, e cila Kosovën e nxjerrë ndër të fundit sipas vlerësimit ndërkombëtar PISA.

Lajme

06/12/2016 18:28

Haxhiu ka shkruar :

“U vërtetua ajo që ne nuk e dëshironim por e paralajmeruam.

Testi Ndërkombëtar i Vlerësimit – PISA, e nxjerrë Kosovën ndër më të dobten në Botë.

Në një rang-listë botërore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Kosova është e fundit në të. Ne jemi mirë vetëm në krahasim me algjerianët dhe banorët e Republikës Dominikane, sipas vlerësimit PISA.

Kjo situatë nuk është si pasojë që ne nuk kemi potencial të dijes, rinia jonë është e shkëlqyer, por nga fakti se Ministria e Arsimit ka dështuar totalisht ta vendos mësimdhënien në funksion të mesimnxënies, e të përshtatur me kohën dhe nevojën që ka bota moderne.

Ky model i vlerësimit e ka gjetur rininë e Kosovës të papërgatitur, sepse pyetjet që parashtrohen janë krejt të kundërta me atë çka mësojnë nxënësit në Kosovë.

Qeveria e Kosovës, Ministria e Arsimit nuk duhet që fajin e vetë, të mos punës, të tentojnë t’ia hedhin fëmijëve tonë, përmes këtij vlerësimi.

Duke dashtë me e shitë si arritje tuajën për konsum të brendshëm, e dëmtuat Kosovën në sytë e botës.

Do të duhet të mbanit përgjegjësi për ketë dështim!”