Pirlo vazhdon kontratën me Juventusin

Andrea Pirlo ka vazhduar kontratën e tij me Juventusin deri në verën e vitit 2016. Ylli italian kishte hyrë në muajt e fundit të marrëveshjes, por e vazhdoi qëndrimin te gjiganti torinez.

Sport

02/05/2014 16:23

Mesfushori Andrea Pirlo ka vazhduar kontratën e tij me Juventusin.

Sipas televizionit Sky Sports 24, reprezentuesi italian ka arritur marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit të tij në klub deri në verën e vitit 2016.

Pirlo kishte hyrë në muajt e fundit të kontratës së tij me Bianconerët, por duke pasur parasysh paraqitjet e tij fantastike në edicionet e fundit nën drejtimin e Antonio Contes, drejtuesit e klubit i kanë ofruar marrëveshje të re dyvjeçare të cilën ai e ka pranuar.

Andaj, Pirlo dhe Juventus vazhdojnë së bashku, deri në verën e vitit 2016.

Lajm i mirë për tifozët e Juventusit pas eliminimit të rëndë në gjysmëfinale të Europa League nga Benfica të enjten mbrëma.