Pirlo, Unitedit: Kemi qeshur shumë me ju kur larguat Pogban

Andrea Pirlo ka kujtuar kohën kur Paul Pobga u transferua në Juventus nga Manchester United në vitin 2012.

Sport

15/08/2016 08:42

Unitedi atë vit lejojë mesfushorin francez të largohet, për ta rikthyer këtë verë për një shumë rekorde.

Mesfushori italian duke folur për ‘The Telegraph’, ka deklaruar se te Juventusi, ende po qeshin me Manchester Unitedin, se si e lejojë një lojtar me cilësi të mëdha si Pogba, të largohet aq lehtë.

“Seancën e parë që Pogba pati me Juventusin, të gjithë lojtarët qeshëm”, deklaroi Pirlo, përcjell Lajmi.net.

“Ne nuk ishim duke qeshur për ndonjë arsye tjetër, por me atë se si Unitedi lejojë aq lehtë të largohet një lojtar si Paul Pogba me një çmim aq të lirë, unë mendoj se për këtë gjë, edhe sot janë duke qeshur te Juventusi”, shtoi veterani italian.