Pirlo transferohet te New York City FC gjatë të premtes (Foto)

Mesfushori i Juventusit, Andrea Pirlo është shumë pranë transferimit të tij te New York City FC, ndërsa një gjë e tillë në mënyrë zyrtare pritet të ndodhë gjatë ditës së premte.

Sport

21/06/2015 16:27

Sipas raportit të bërë nga goal.com, mësojmë se Andrea Pirlo do të transferohet te New York City FC në mënyrë zyrtare gjatë ditës së premte.

Kështu, me këtë transferim, Pirlo do të bashkohet me David Villan i cili gjithashtu është pjesë e skuadrës së New York City FC.

Për më shumë, Pirlo ishte i pranishëm në stadiumin e New York City FC, Yankee Stadium, me fëmijët e tij, për të shikuar ndeshjen e bejzbollit të New York Yankees.

Ai ka arritur marrëveshje për t’u transferuar MLS e cila do të zyrtarizohet gjatë kësaj të premte.

Pirlo