Pirlo, specialist i gjuajtjeve të lira

Vitet kalojnë, njerëzit plaken, por kjo nuk vlen edhe për Juventusin. Ngase, në rrugëtimin për Scudetton e tretë rresht, dyshja vendimtare gjithnjë përbëhet nga të ‘vjetrit’: Gigi Buffon e Andrea Pirlo. Kundër Genoas, dyshja legjendare e Botërorit të Berlinit ka qenë vendimtare, në fitoren 1:0. Portieri e priti penalltinë, kurse mesfushori ishte arkitekt i goditjes…

Sport

18/03/2014 19:00

Vitet kalojnë, njerëzit plaken, por kjo nuk vlen edhe për Juventusin. Ngase, në rrugëtimin për Scudetton e tretë rresht, dyshja vendimtare gjithnjë përbëhet nga të ‘vjetrit’: Gigi Buffon e Andrea Pirlo.

Kundër Genoas, dyshja legjendare e Botërorit të Berlinit ka qenë vendimtare, në fitoren 1:0. Portieri e priti penalltinë, kurse mesfushori ishte arkitekt i goditjes perfekte të lirë, të cilën e shndërroi në gol.

Pirlo u konfirmua kështu si njëri prej specialistëve më të mëdhenj në futbollin italian.

Goli i shënuar në Ferraris, e qon në 41 numrin e golave të realizuar nga mesfushori i ekipit Bianconeri, prej tyre 8 me fanellën e Përfaqësueses së Italisë dhe 33 të tjera për klube.

Nga këta të fundit, 25 janë realizuar në Serie A. Nëse e shikojmë vetëm futbollin italian, atëherë mund të konstatojmë se ish futbollisti i Interit, Brescias dhe Milanit, gjendet në pozitën e dytë, prapa liderit Sinisa Mihajlovic, që kishte shënuar 28.

Përkrah tyre gjenden Del Piero (22), Baggio (21), Totti e Zola (20), Maradona (14), Chiesa, Platini e Recoba (13).

Mund të vëmë bast se futbollisti nga Brescia do të tentojë ta thyejë edhe rekordin e ish futbollistit serb, deri në fund të karrierës. I mungojnë vetëm edhe tre gola dhe këmbën magjike e ka ende…