Pirlo: Shpresoj që Conte të rrijë në Juventus

Andrea Pirlo uron që Antonio Conte të mos largohet nga Juventusi gjatë verës. Futbollisti italian e ka përshëndetur punën e bërë në Torino nga trajneri italian, duke shpresuar që të vazhdojnë së bashku.

Sport

15/05/2014 20:29

Andrea Pirlo shpreson që Antonio Conte ta ndjek rrugën e tij, duke arritur marrëveshje për kontratën e re me Juventusin.

Juve u shpall kampion për herë të tretë rresht nën drejtimin e këtij trajneri, por 44 vjeçari nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit gjatë verës.

“Ai na ndihmoi t’i fitojmë tre tituj rresht dhe ka dhënë shumë për ne. Shpresoj që ndeshja e ardhshme të mos jetë e fundit për të”, deklaroi Pirlo për Sky Sport Italia.

“Në fund të sezonit, ai është i lodhur dhe dëshiron të shkojë në pushime. Ai ka dyshime, por të gjithë njerëzit që janë të lidhur me Juventusin, shpresojnë që ta vazhdojnë aventurën së bashku me të”, shtoi ai.

Pirlo e pranon se ka mbetur i zhgënjyer që Juventusi nuk arriti të shkojë në finale të Europa League, të cilën e fitoi Sevilla, ndërsa 34 vjeçari e pret me padurim Botërorin me Italinë.