Pirlo me mesazh emocionues për Juventusin para finales kundër Real Madridit

Andrea Pirlo ka bërë një mesazh emocionues për ish bashkëlojtarët e tij nga Juventus.

Sport

03/06/2017 09:57

Andrea Pirlo ka motivuar ish bashkëlojtarët e tij nga Juventus para finales në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit.

“Shokë të dashur, fitojeni edhe për mua. Sonte nuk do të jem me ju në fushë por do të jem tifozi juaj i parë”, është mesazhi i Pirlos për ish ekipin e tij.

Pirlo me Juventusin u mposht në finalen e vitit 2015 nga Barcelona. /Lajmi.net/